Makina bie nga mbikalimi dhe përplaset me një mjet tjetër, ka viktima (VIDEO)

Një grua ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën e Madhe, te mbikalimi i Saukut. Deri më tani bëhet me dije se një person tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Marketing

Sipas informacioneve, një mjet që vinte nga Elbasani ka dalë nga rruga duke rënë nga mbikalimi, ndërsa kur ka rënë në rrugë, ka përplasur dhe një makinë tjetër.

Në pamje duken edhe barrierat mbrojtëse të shkatërruara nga goditja e automjetit. Në vendngjarje ka forca të shumta policie. Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet shpejtësia e lartë. https://fb.watch/j9R3e0QEtC/

Marketing