Ballina Lajme Maqedoni Makina del nga rruga në Tetovë, lëndohen dy persona

Makina del nga rruga në Tetovë, lëndohen dy persona

Në SPB Tetovë është raportuar se gjatë ditës së djeshme në rrugën lokale në fshatin Çelopek të Tetovës, automjeti tip “Volkswagen Bora” me targa të Tetovës i drejtuar nga S.B.(41) nga Tetova ka dalë nga rruga.

Marketing

Në aksident janë lënduar rëndë shoferi dhe pasagjeri i tij M.B.(36) nga Tetova, të diagnostikuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB Tetovë.

Marketing
Exit mobile version