Makraduli: Masat kundër ndotjes po japin rezultate

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor Jani Makraduli në konferencën e sotme për shtyp theksoi se është fakt që këtë vit ka pasur ulje të konsiderueshme të numrit të ditëve me koncentrim të tejkaluara të grimcave të PM 10.
Ai potencoi se inspektimi i koordinuar në mënyrë drastike i ka ulur shembujt e zjarreve ilegale.

Marketing

“Në Shkup ka më shumë gjelbërim, janë pastruar drunjtë, janë vendosur barriera të gjelbëra midis këmbësorëve, çiklistëve dhe automjeteve. Ka parqe dhe çati të gjelbërta të reja. Në 36 komuna, në 108 ndërtesa publike ka sisteme fotovoltaike. Maqedonia është kampion në reformat e politikës energjetike.

Ne kemi ulur TVSH-në për ngrohje qendrore, kemi mbajtur çmimin e energjisë elektrike dhe ky është burim i disponueshëm i ngrohjes. Kontribut komplementar janë edhe masat në planin për ajër të pastër – dokumenti i parë strategjik i miratuar nga Qeveria, e cila drejtpërdrejtë ballafaqohet me burimet të ndotjes me mjetet e saj buxhetore”, theksoi Makraduli.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me ndryshimin e ngrohjes në konviktin e studentëve “Kuzman Josifovski Pitu”, ai tha se pritet që deri në fund të sezonit të ngrohjes do të funksionojë.