‘Maldivet e Europës’, Ksamili shfaqet në Times Square, New York

Shqipëria është kthyer gjithnjë e më shumë në një atraksion tursitik, duke përthithur mijëra turistë çdo vit. Kjo ka nxitur dhe mediat ndërkombëtare të promovojnë dhe përcjellin pamjet e magjepëse të bregdetit shqiptarë dhe jo vetëm.

Marketing

Një rast i tillë është dhe ajo çka ka ndodhur në New York, Time Square, ku janë shfaqur pamje nga Ksamili.  Një nga zonat bregdetare më jugore të vendit tonë, Ksamili është një ndër destinaionet më të komentuara, e madje nga mediat e huaja ka filluar të quhet shpesh edhe si ‘Maldivet e Europës’.

Kryeministri Edi Rama, publikoi pamjet nga Time Square, New York gjatë momenit që është shfaqur një video e shkurtër reklamuese për Ksamilin, duke i ftuar të gjithë që të vizitojnë këtë mrekulli të bregdetit shqiptar. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka ndarë këtë video.

Në videon dëgjohen dhe duartrokitjet e kalimtarëve.