Ballina Lajme Botë Maldivet i ndalojnë hyrjen izraelitëve

Maldivet i ndalojnë hyrjen izraelitëve

Qeveria e Maldiveve ka vendosur të ndryshojë ligjet për të ndaluar mbajtësit e pasaportave izraelite të hyjnë në arkipelagun e Oqeanit Indian, mes zemërimit në rritje të publikut në vendin me shumicë myslimane për sulmet nga forcat izraelite në Gaza.

Marketing

Vendimi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Ali Ihusan gjatë një konference për shtyp duke sqaruar se qeveria ka ngritur një komitet të posaçëm të ministrave për të përshpejtuar procesin.

“Qeveria ka vendosur të bëjë ndryshimet e nevojshme ligjore për të ndaluar hyrjen në Maldive të individëve me pasaporta izraelite sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Ihusan.

Maldivet pranojnë më shumë se 1 milion turistë çdo vit, duke përfshirë rreth 15,000 nga Izraeli. Reagimi për vendimin e Maldiveve ishte gati nga Tel Avivi, përmes Ministrisë së Jashtme të Izraelit.

“Në dritën e vendimit të qeverisë së Maldiveve për të ndaluar hyrjen e qytetarëve me pasaporta izraelite, Ministria e Punëve të Jashtme u rekomandoi qytetarëve të saj të shmangin çdo udhëtim në Maldive. Rekomandimi vlen edhe për shtetasit izraelitë që posedojnë pasaportë të huaj, përveç asaj izraelite. Për qytetarët izraelitë që ndodhen aktualisht në vend, ju rekomandojmë të mendoni largimin, pasi nëse për ndonjë arsye ata e gjejnë veten në vështirësi, do të jetë e vështirë për ne t’i ndihmojmë ata”, thuhet në reagimin e Tel Avivit.

Marketing
Exit mobile version