Mali i Zi, policia arrestoi kryebashkiakun e Budvës

Policia malazeze këtë mëngjes arrestoi kryetarin e Budëvs, Marko Careviç dhe kryetarin e Asamblesë Komunale të Budvës, Krsto Radoviç, për shkak të refuzimit që të lejojnë që shumica e re e qytetit të marrë pushtetin, raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Careviç dhe Radoviç u arrestuan pasi forcat e policisë rrethuan ndërtesën komunale ku ata qëndruan që prej mbrëmë.

Gjatë aksionit policor janë thyer dritaret në ndërtesën komunale, ndërsa janë arrestuar edhe menaxheri i Komunës së Budvës, Milo Boçoviç, sekretari për investime, Mladen Mikijelj, si dhe këshilltarët e kryebashkiakut, Nikolla Jovanoviç dhe Gjorgje Vujoviç.

Pasi në Asamblenë e Komunës së Budvës u formua shumica e re, Careviç dhe Radoviç, përfaqësues të partive opozitare në nivel shtetëror, refuzuan t’ia dorëzojnë pushtetin kryetarit të ri të Komunës, Vladimir Bulatoviç dhe ushtrueses së detyrës kryetare e Asamblesë, Snezhana Kuç.

Ata pohojnë se shumicën e re që e kryeson Partia Demokratike e Socialistëve është formuar me korrupsion politik, si dhe zgjedhja e Bulatoviçit dhe Kuç është jolegale.

Inspektimi administrativ i Ministrisë së Administratës Publike të Malit të Zi dje mori vendim me të cilën urdhërohen autoritetet në Komunën e Budvës që të mundësojnë qasje të krerëve të rinj të Komunës dhe Asamblesë së Komunës në hapësirat zyrtare, dhe t’u vihen në dispozicion vulat zyrtare dhe funksionimi i pandërprerë i vetëqeverisjes lokale.

Marketing