Mali i Zi pret “Open Ballkan”në Qershor, Rama: S’ka asnjë dorë të fshehtë në këtë nismë

Mali i Zi pret “Open Ballkan”në Qershor, Rama: S’ka asnjë dorë të fshehtë në këtë nismë
Kryeministri Edi Rama, në konferencën për mediat që po mban me, Dritan Abazoviç theksoi se samiti i radhës në kuadër të Ballkanit të Hapur do të mbahet në Mal të Zi.

Marketing

Kryeministri iu përgjigj edhe kritikëve teksa tha se nuk ka asnjë dorë të fshehtë në këtë nismë.

“Mos kërkoni asnjë dorë të fshehtë pas Ballkanit të Hapur, as kinez, as gjermanë, as rusë, as marsianë. Është një nisëm e jona për të jetësuar, implementuar dhe zbatuar parimet dhe objektivat e procesit të Berlinit. Po e mbyll duke dhënë një shembull, kur ishim në samitin e Berlinit, që ne e vlerësojnë shumë, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut rifirmosën gjëra që i kishin firmosur më përpara. Nuk pashë asnjë marrëveshje që s’e kishim firmosur më parë në Ballkanin e hapur.

Është thjesht kalimi nga një ditë kur vjen kancelari, vijnë të gjithë të tjerët dhe bëhet një diskutim mbi ku jemi dhe ku duam të shkojmë, te të gjitha ditët e tjera, për të jetësuar gjërat që vendosim. Bëjini vetes vetëm një pyetje pse deri kur nisi Ballkani i Hapur nuk ishte realizuar asnjë marrëveshje. Zero! Për këtë është Ballkani i Hapur. Kush do të shohë në këtë proces kinezë, rusë dhe marsianë është i lirë t’i shohë.”, tha kryeministri Rama.