Mauricio Pochettino do të jetë nga emrat më të kërkuar sa i përket trajnerëve.
Skuadrat angleze mund të bëjnë hapa drejt Mauricio Pochettino, i cili aktualisht është i papunë.
Një aventurë e mirë me Tottenham Hotspur merrte fund sezonin e kaluar, kur argjentinasi do të zëvendësohej nga Jose Mourinho.
Sipas ‘Dailystar’, Pochettino është në radarin e Manchester United dhe Manchester City.
Të dy skuadrat thuhet të jenë të interesuara për ishin e Spurs. Man City sheh Pep Guardiolan teksa futet në vitin e fundit të kontratës, por edhe me një formë të dobët të skuadrës.
Ole Gunnar Solskjaer në anën tjetër po teston limitet me rezultatet e fundit, të cilat nuk janë aq të pranueshme.
Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra me të cilën Pochettino do të punojë në të ardhmen.