Man Utd fiton ndaj Fulhamit dhe kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup

Manchester United e ka arritur kualifikimin në gjysmëfinale të FA Cup.

Marketing

“Djajtë e Kuq” triumfuan 3:1 ndaj Fulham.

Ishte Mitrovic që kaloi Fulhamin në epërsi në minutën e 50-të të ndeshjes.

Megjithatë, momenti i kthesës ishte kur Fulham mbeti me dy lojtarë më pak, pasi Willian dhe Mitrovic u ndëshkuan me karton të kuq në minutën e 73-të.

Më pas, Man Utd shënoi tri herë nëpërmjet Bruno Fernandes që i shënoi dy gola dhe Sabitzer.