Mançevski: Disa ditë para Kongresit të LSDM-së do të bëhet i ditur kandidati për president

Kandidati për president i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilin do ta mbështesë LSDM dhe partnerët e koalicionit do të bëhet i ditur për opinionin disa ditë para kongresit të LSDM-së, që është caktuar për më 3 mars, paralajmëroi sot nga Shtipi, ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski.

Marketing

“Jemi në fazën e konsultimeve me partnerët e tjerë të koalicionit, por edhe jashtë koalicionit. Ekziston mundësi e mirë të kemi kandidat të përbashkët, me më shumë parti politike dhe kandidat i cili do të jetë para së gjithash i pranueshëm për pjesën më të madhe të qytetarëve. Kjo është ajo që po përpiqemi ta bëjmë tani dhe mendoj se jemi në rrugë mjaft të mirë, do të duhen edhe disa ditë të shihet se cilin më saktë nga më shumë kandidatë do ta mbështesim për President”, thotë Mançevski.

I pyetur për reformat në administratën publike, për të cilën opinioni ka përshtypjen se ajo për mbushet gjithnjë e më shumë me punësime të reja, sesa të bëhen sistemime dhe reforma, Mançevski me qëndrimin se rezultatet e reformave do shihen pikërisht gjatë vitit 2019. Paralajmëroi se për një muaj duhet të dalë edhe raporti për gjendjet në sektorin publik, ku në mënyrë të detajuar do t’i ketë numrat, se sa janë punësuar në këtë sektor.

“Do ta vendosim sistemin e ri të shërbimit të lartë udhëheqës dhe mënyrën e re të përzgjedhjes së këtyre personave drejtues, ku do të ketë komision i cili do të jetë i pavarur. I përbërë jo vetëm me njerëz të institucioneve por edhe jashtë tyre. Ata do ta bëjnë vlerësimin e kandidatëve, do t’i shohin kualifikimet e tyre. Ata do t’ia japin propozimin e kandidatëve Qeverisë prej një liste shumë të shkurtër të kandidatëve të kualifikuar të zgjedhë”, tha Mançevski.

Ai nënvizoi se ky do të jetë një prej hapave në reformën e administratës, ndërsa deri në fund të vitit 2019 në këtë sektor do të ketë siç thotë situatë më ndryshe në të cilën të dukshëm do të jenë hapat në pjesën e digjitalizimit në sektorin publik.