Mançevski: Do të depolitizojmë administratën publike

Në emisioni “Rruga Drejt”, ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski tha se për herë të parë në historinë e vendit në këto 30 vite, do të bëhet depolitizimi i plotë i administratës publike.

Marketing

Ne për herë të parë në histori kemi strategji për reforma në administratën publike ne plan konkret aksionarë me çka janë obliguar institucionet, cilat janë afatet, buxheti dhe cilat janë rezultatet e pritura dhe zbatimin mund ta ndjek çdokush. Ajo është për katër vitet e ardhshme.

Një nga masat kryesore fillojmë ta zbatojmë menjëherë, dhe kjo ka të bëjë me depolitizimin. Pajtohem se kjo është shprehi 30 vjeçare dhe tashmë është bërë edhe shkencë. Dhe ne tani duhet ta ndryshojmë sistemin. Ky tashmë është mentalitet. Të mos mashtrohemi, të gjithë kemi miq nga cilado parti ose nga asnjëra parti që kërkon përmes ndonjë partie diçka.

Por njerëzve duhet t’u tregojmë se kjo nuk shkon më kështu. Nuk do bëhet kjo brenda natës dhe nuk do jetë lehtë. Fillojmë nga shërbimi udhëheqës. Ne kaluam informatën në qeveri dhe e prezantuam konceptin dhe tani shkruhet ligji të cilin shpejtë do e prezantojmë për debat.

Marketing