Manchester City-Arsenal, spektakël pa gola, Liverpool-i i rrëmben kryesimin

Manchester City-Arsenal, ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në Premier League, e cila pritej të vendoste shumë në rrugën për titull kampion këtë sezon në Angli, është mbyllur pa gola.

Marketing

Dy skuadrat zhvilluan një lojë me ritëm tejet të lartë, me raste për gol, por deri në fund të pakonkretizuara, duke e ndarë nga një pikë nga ky takim i rëndësishëm.

Ndërkohë, nga kjo përballje direkte përfitoi Liverpool-i, i cili më herët arriti të përmbysë Brighton duke fituar 2-1.

Tashmë, teksa janë luajtur 29 javë, Liverpool-i udhëheq renditjen e Premier League me 67 pikë, Arsenali 65, ndërsa në vendin e tretë renditet City me një pikë më pak.

Marketing