Manchester City fiton Kupën e Anglisë, mposht në finale Tottenhamin

Manchester City ka fituar Kupën e Anglisë (EFL Cup) këtë edicion 2020/21, duke mposhtur në finale Tottenhamin (1 – 0).

Marketing

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ishte më e mirë nga minutat e parë dhe me plotë meritë fituan trofeun.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, ngase të dy skuadrat nuk ia dolën të realizojnë në portën kundërshtare.

City ishte dukshëm më e mirë, por lojtarët nuk i konkretizuan rastet.

Edhe gjatë pjesës së dytë, “Qytetarët” vazhduan me formën e mirë dhe ishte qendërmbrojtësi Aymeric Laporte, ai që ‘theu’ mbrojtjen e Spurs.

Pas harkimit nga Kevin de Bruyne, Laporte me kokë realizoi në portën e Lloris.

Ky trofe është i pari për Cityn këtë edicion, derisa të pranishëm në “Wembley” ishin rreth 8 mije spektatorë.

Marketing