Manchester United me një këmbë në finale, Pogba shënon golin e pestë

22:41 | 29 Prill 2021

Marketing

Bruno Fernandes dhe Paul Pogba kanë thelluar avantazhin ndaj Romës.

Fernandes realizoi golin e dytë personal në këtë takim pas disavantazhit ndaj Romës në pjesën e parë, shkruan lajmi.net.

Cavani shënoi dy gola të tjerë, ndërsa Fernandes realizoi golin e katërt në min 71.

Portugezi u tregua i saktë nga pika e bardhë. Pas tij, pas vetëm katër minutash, Paul Pogba shënoi gol. Francezi shënoi golin e pëstë në min 75’. Rezultati momental i ndeshjes, Manchester United 5-2 Roma./Lajmi.net/

Marketing