Mancini: Grup argëtues për Italinë në Ligën e Kombeve

Roberto Mancini ka komentuar shortin e Ligës së Kombeve.

Marketing

Kombëtarja e Italisë është vënë në grupin e vdekjes, ku luajnë edhe Gjermani e Anglia, anash Hungarisë.

Këtë grup e ka konsideruar si mjaft argëtues edhe selektori Roberto Mancini, dhe ka thënë se ishte e pritshme që Italia të ketë grup të tillë.

“Është grup i mirë, dhe me Anglinë, Gjermaninë dhe Hungarinë, do të jetë një grup argëtues”, ka thënë Mancini, transmeton lajmi.net.

“Janë vetëm ndeshje futbollit, të përballesh me skuadra të forta është pjesë e spektaklit të futbollit. Ne veçse kemi luajtur ndaj Anglisë në finale të Euro, kështu që do të jenë dy ndeshje të forta”, shtoi italiani.

Italia vjen në këtë garë si kampione e Evropës. Në Euro 2020 ata mposhtën në finale pikërisht Anglinë.

Marketing