Manifestimi qendror për Ditën e Alfabetit mbahet në filarmoninë e Maqedonisë

Në kuadër të shënimit të jubileut 110 vjet alfabet shqip, ditën e enjte, më 22 nëntor do të organizohet manifestimi qendror i ditës së alfabetit nën moton “Për ne dielli lind në perëndim”.

Marketing

Ky eveniment do të mbahet në Filarmoninë e Maqedonisë në Shkup, nën përkujdesjen e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit dhe nën organizim të Sekretariatit për Çështje Evropiane në emër të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Në këtë manifestim pritet të marrin pjesë, violinisti i njohur shqiptar në filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Dolli si dhe personalitete të njohura nga jeta politike ndër të cilët edhe presidentët e Shqipërisë dhe të Kosovës, Ilir Meta dhe Hashim Thaçi.

Marketing