Manupulimi i Ziadin Selës me shtetësitë e shqiptarëve: 70 mijë apo 7 mijë shqiptarë janë pa shtetësi (VIDEO)

Është çështje shifrash dhe po aq sa duhet thënë e vërteta e numrit të saktë të atyre që nuk kanë nënshtetësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut shkruan TetovaSot.Por problemi është se si ka mundësi që vetë partia që bllokon Kuvendin për këtë çështje bën manipulime dhe mos i dijë shifrat e sakta të personave që se kanë nënshtetësinë .Dallimi në shifra është i madh,nuk përputhet dhe çdo gjë del blof dhe aq më tepër kur kjo del nga goja e liderit të ASH Zijadin Sela.70 mijë dhe 7 mijë është një dallim skajshmërisht i madh dhe del joserioz kur këto interpretime i dëgjon publiku.

Marketing

Por çështja tjetër mbetet nëse 70 mijë pa nënshtetësi e ka thënë Dimitar Apasiev apo vetë Ziadin Sela që përbën anën kontradiktore të kësaj çështjeje.

Sela gjstë një debati televiziv tha se 30 vite të bllokohen ,ku e di unë sa qytetarë janë ,nuk i dij numrat. Kemi bllokuar Kuvendin disa javë u shpreh ai.

Gazetari Xhelal Neziri shpjegoi në mënyrë të saktë dhe të detajuar disa citate të raportit të “State Department”:563 persona pa shtetësi që nuk kanë as adresë.273 persona janë të regjistruar pa shtetësi a kanë adresë.700 fëmijë që nuk kanë çertifikatë të lindjes.750 të tjerë që janë të identifikuar nga Qeveria.Pra shuma totale është diku 1500,563 thuhet pjesa më e madhe të etnisë rome.

Opozita shqiptare thotë se 7000 shqiptarë etnikë janë pa shtetësi.
Këto numra për gazetarin Neziri janë konfuze tash.

Sela thotë se mund të jenë 10 mijë,5 mijë ,7 mijë.Ai që ka thënë janë 70 mijë është Dimitar Apasiev por në fakt vetë Sela del ta ketë thënë si premtim elektoral se brenda 100 ditëshit nuk do ketë shqiptarë që s’kanë nënshtetësi. TetovaSot.

https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2021/04/received_798968897708754.mp4?_=1