Maqedoni/10% e vdekjeve nga kanceri i mushkërive anë nga ajri i ndotur

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se në Maqedoninë e Veriut brenda një viti ka pasur 3 583 vdekje për shkak ajrit të ndotur.

Këto llogari janë bërë për periudhën 2020-2022, ku vlerësohet se 16.1 përqind e vdekshmërisë totale është për shkak ajrit.

“Ajo që duhet theksuar është fakti se vlerësimet në këtë periudhë raportuese (2020-2022) nuk janë të krahasueshme me vitet e mëparshme për shkak të efekteve dhe shfaqjes së pandemisë Covid-19. Kjo veçanërisht është në raport me vitin 2021, kur u regjistrua shkalla më e lartë e vdekshmërisë”, thuhet në raport.

Sipas Institutit, ndikimet shëndetësore dhe barra e sëmundjeve për shkak të ndotjes së ajrit me grimca të pezulluara në Maqedoni, duke përfshirë humbjet ekonomike dhe kostot që lidhen me vdekshmërinë e parakohshme për shkak të ndotjes së ajrit, janë të rëndësishme.

“Tejkalimi i vlerës kufi të përditësuar të Direktivës së BE-së për Cilësinë e Ajrit të Ambientit prej 10 µg/m3 i atribuohet 10.9% të vdekshmërisë totale (5.4% nëse llogaritet sipas vlerës kufi treguese prej 20 µg/m3)”, thuhet në raport./Sdk.mk

Marketing