Maqedoni, burg nga 1 deri 5 vjet nëse mohohet ose arsyetohet gjenocidi

Ministri i MPB-së, Oliver Spasovski u shpreh se nëse në sistem informativ dikush mohon, minimizon, miraton ose arsyeton vepra penale kundër popullsisë civile, kjo paraqet vepër penale.

Marketing

“Sipas Kodit Penal, ai person që publikisht mohon ose minimzon, arsyeton dhe miraton këto vepra rrezikohet me burg nga 1 deri 5 vjet. Nëse kjo vepër është kryer për nxitje të urrejtjes, diskriminimit ose dhunës ndaj personit për shkak të përkatësisë etnike, fetare, kryesi do të dënohet me minimum 4 vjet”, u shpreh Spasovski.

Më herët MPB dhe Prokuroria dolën me njoftim se ka burg për mohim të gjenocidit.

“Prokuroria dhe MPB janë duke monitoruar intesivisht gjitha deklaratat dhe rrjetet sociale lidhur me ngjarjet në Ukrainë dhe në përputhje me kompetencat e tyre ligjore, do të ndërmarrin masa kundër gjithë autorëve të cilët kryejnë vepër penale me deklarimin e qëndrimeve të tyre”, thonë nga MPB.

Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që nëse vërejnë raste të tilla le t’i paraqesin në [email protected].

Marketing