Në të gjitha xhamitë në Shkup dhe qytetet tjera në Maqedoninë e Veriut, sot janë grumbulluar ndihma për viktimat dhe për evitimin e dëmeve të tërmetit në Shqipëri, shkruan Gazeta Lajm. Me vendim të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, aksioni për grumbullimin e ndihmave është organizuar pas namazit të Xhumasë. Qytetarët i janë përgjigjur masovisht apelit për grumbullimin e ndihmave.
Hoxha i njohur nga Shkupi, Abdusamed Zeqiri pooashtu ka dërguar një apel emocional. Ai tha se shtëpitë e shqiptarëve të Maqedonisë janë të hapura për vëllezërit nga Shqipëria që kanë pësuar dëme nga tërmeti dhe se janë të mirëseardhur për të tejkaluar këto momente të vështira.
Përveç aksioneve nëpër xhami, shqiptarët nga Maqedonia i janë përgjigjur masovisht edhe apelit të Qeverisë shqiptare për ndihmë monetare përmes xhirollogarive, por edhe apeleve të fondacioneve të ndryshme humanitare.