Maqedoni, pacientët me fibrozë cistike me protestë para Ministrisë së Financave

Pacientët me fibrozë cistike sot në ora 12:00 do të protestojnë para Ministrisë së Financave.

Marketing

Sipas tyre, protesta vjen për arsye se ende nuk kanë përgjigje nga institucionet kompetente se deri ku ka shkuar furnizimi i “trikafta” për të gjithë ata që u nevojitet, ndërsa me procedura ligjore u përshpejtua furnizimi i ilaçit.

Kryetari i Asociacionit për Fibrozë Cistike, Fiki Gasper në një deklaratë për media më herët sqaroi se protesta do të jetë para Ministrisë së Financave për arsye se nëse sigurohen mjetet nga buxheti i shtetit, edhe gjërat tjera do të shkojnë më shpejtë.

Për momentin në Maqedoninë e Veriut ilaçin “trikafta” e pranojnë vetëm 12 persona.