Maqedoni, ulet numri i martesave gjatë pandemisë

Pandemia ka ulur numrin e martesave në vend. Këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar, u lidhën 7,000 martesa, ose 4,000 më pak se në vitin 2019. Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e tretë të këtij viti, numri i martesave u ul për 13 për qind, krahasuar me vitin e kaluar, kur u lidhën rreth 3,700 martesa. Më së paku, 268 martesa u bënë në muajin prill, kur virusi filloi të përhapet në vend, dhe numri më i lartë i martesave ishte në muajin gusht, 1,176. Kjo është 30 deri në 40 për qind më pak martesa se vitin e kaluar. Nga Zyra e gjendjes civile, thonë se të shpeshta janë rastet e shtyrjes së martesave, ngase dikush nga të sapomartuarit ose miqtë janë infektuar me Kovid – 19, ose kanë qenë në izolim.

Marketing

“Nëse palët duan të lidhin kurorë në sallë, patjetër të jenë të pranishëm katër persona. Pra, dy të rinjtë, plus dy dëshmitarë dhe nga ana tjetër përfaqësuesi i gjendjes civile dhe këshilltari, siç parashihet me ligj. Patjetër të mbajnë maska dhe doreza dhe të ketë distancë prej një metër e gjysmë ose dy”, tha Katerina Bitrovska, zëdhënëse në zyrën e gjendjes civile.

Ndërsa disa hyjnë në ujërat bashkëshortore, disa të tjerë largohen. Enti Shtetëror i statistikave për tremujorin e tretë të këtij viti regjistroi më shumë divorce për 8.5% krahasuar me vitin e kaluar. Me numra, 357 bashkëshortë janë divorcuan në korrik, gusht dhe shtator. Këtë e tregojnë edhe të dhënat e gjykatave në vend. Vitin e kaluar, më shumë se 2,700 njerëz kanë kërkuar divorc, dhe 2,400 prej tyre janë divorcuar. Këtë vit, edhe përkundër mosfunksionimit të gjykatave për një periudhë të gjatë në muajt e para të pandemisë, mbi 2,400 njerëz kanë bërë kërkesë për divorc. Më shumë se 1,200 prej tyre janë divorcuar. Më shumë procedura për divorc ka në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë./Alsat