Maqedonia dhe Bullgaria do të vendosin se kujt i takon Mbreti Samoil

Se kujt do ti takojë figura historike e “Mbretit Samuil” kjo do të vendoset mes grupeve të punës të historianëve dhe shkencëtarëve të Maqedonisë dhe Bullgarisë në një takim që do të zhvillohet në fund të nëntorit, shkruan portali bullgar “Dnes”.

Marketing

Perandori i njohur i historisë së dy vendeve më në fund do të dihet se kujt i takon, pasi që është paralajmëruar takimi i tretë midis shkencëtarëve të të dyja vendeve. Këto grupe të punës do të shqyrtojnë dhe revidojnë tërë librat e historisë së dy vendeve. Por në këtë shkrim është dhënë edhe një deklaratë e mëparshme e kryeministrit Zoran Zaev rreth asaj se kujt i takon Mbreti Samuil.

“Ndoshta kontesti se kujt i takon mbreti Samuil do të mbetet i pazgjidhur, por kjo është histori e jona e përbashkët. Kur i kthehemi prapa historisë, më mirë të shohim mundësitë për bashkim”, ka shkruar kryeministri Zaev.

Marketing