Maqedonia e deklason Lihteshtajnin

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka regjistruar fitore të thellë ndaj Lihteshtajnit në Shkup, duke e mundur me rezultat 5:0 në takimin e dytë të eliminatoreve për Kampionatin Botëror që do të mbahet në vitin 2022 në Katar.

Marketing

Serinë e golave e hapi, Enis Bardhi në minutën e 7-të, që realizoi një super-gol nga gjuajtja e lirë, ndërsa në vijim për Maqedoninë gjetën rrjetat, Trajkovski që shënoi dy herë dhe deri në fund nga njëherë realizuan Elmas dhe Nesterovski.

Për përfaqësuesen e vendit kjo ishte fitorja e parë në këto eliminatore të reja, pas asaj disfate të pësuar nga Rumania në Bukuresht.

Të mërkurën, Maqedonia udhëton drejt Duisburgit për ndeshjen e tretë të këtij cikli, të cilën do ta luajë ndaj Gjermanisë.

Marketing