Bashkimi Evropian përmes Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, sot më 2.7.2020 publikoi vlerësimin e rrezikut të shpejtë për vendet e Bashkimit Evropian dhe jashtë Bashkimit Evropian, Britani e Madhe dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, duke konkluduar se gjatë 2 javëve të fundit (16-30 Qershor 2020), incidenca e sëmundjes COVID-19 në Evropë është ulur me 12%. Dhe tre shtet me numrin më të lartë të të infektuarve për 100 mijë banor e kryeson Suedia, me 149.4 raste, Maqedonia e Veriut me 99,4 raste, e ndjekur nga Kosova me 66.2 raste.
• 3 shtetet me incidencën më të lartë janë:
– Suedia me 149.4 raste në 100.000 banorë,
– Maqedonia me 99.5 raste në 100.000 banorë dhe
– Kosova me 66.2 raste në 100.000 banorë
OPSIONET PËR PËRGJIGJE:
• Kornizë e fortë e monitorimit, për të përcjellë situatën epidemiologjike, për zbulimin e shpejtë të rritjes së transmetimit, dhe për vlerësimin e ndikimit të intervenimeve të kryera.
• Strategji e zgjeruar e testimit, që synon testimin gjithëpërfshirës të të gjithë individëve që shfaqin simptoma të COVID-19.
• Kornizë për gjurmimin e kontakteve, të bazuar në testime të gjera, gjetjen aktive të rasteve, zbulim të hershëm të rasteve, izolimin dhe karantinimin e tyre dhe përcjelljen e vazhdueshme të kontakteve.
• Identifikimi i shpejtë dhe hetimi i vatrave të epidemisë të lidhura me mjedise specifike, me zbatimin e masave të rregullta parandalimit dhe kontrollit.
• zbatimi i qëndrueshëm dhe afatgjatë i masave jofarmaceutike (distancë fizike, maskë, higjienë e duarve)
• Strategji e fortë e komunikimit të rrezikut, me të cilën duhet t’i rikujtojë qytetarët se pandemia nuk ka mbaruar.