Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë bashkëpunim të shkëlqyer në sferën e arsimit

Bashkëpunimi që ndërtohet në bazë të arsimit prodhon miqësi afatgjatë, mirëkuptim të ndërsjellë dhe solidaritet. Të dy vendet mike, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Turqisë, vazhdimisht I avancojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe mbështesin njëri-tjetrin, dhe pikërisht në fushën e arsimit kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm, u konstatua në takimin e sotëm në Ankara midis ministres së Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska dhe kryetarit të Asamblesë së madhe kombëtare të Turqisë, Mustafa Shentop.

Marketing

Siç kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ministrja Carovska theksoi se prioritet i vendit tonë është arsimimi për çdo fëmijë dhe se MASH krijon kushte për ushqimin e interesave, nevojave dhe karakteristikave kulturore të të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në vend.

Kryetari i Parlamentit turk, Mustafa Shentop, siç theksohet në kumtesë, theksoi se Republika e Turqisë vazhdon të jetë një partner ndërkombëtar që mbështet përparimin e vendit në të gjitha fushat.

“Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë zyrtarizuar dhe ratifikuar disa protokolle për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe bashkëpunimit shkencor dhe teknik. Shentop iu referua kontributit turk në punën e institucioneve arsimore në të gjitha nivelet në vendin tonë, si dhe mbështetjes për studentët maqedonas në universitetet në Turqi, duke theksuar rëndësinë e politikave arsimore në prodhimin e stafit të aftë për të zgjidhur problemet që ata do të përballen në të ardhmen”, thekson Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Në delegacionin e Maqedonisë së Veriut, i cili është për vizitë pune në Turqi, janë edhe zëvendësministri Arafat Shabani dhe këshilltari shtetëror për politika arsimore Gjonul Bajraktar.

Marketing