Maqedonia e Veriut e 54-ta sipas Indeksit të prosperitetit për vitin 2019

Maqedonia e Veriut është në vendin e 54-të mes 167 shteteve që janë në Indeksin e prosperitetit për vitin 2019, të publikuar nga institutit londinez Legatum.

Marketing

Sipas Institutit Legatum, i cili për vete pohon se është i përkushtuar në çrrënjosjen e varfërisë dhe arritjen e prosperitetit përmes përforcimit të ekonomisë së hapur, shoqërive inkluzive dhe përforcimit të njerëzve, nga 167 vende të përfshira me indeksin, 148 vende- me 88 për qind nga popullata botërore – shënojnë avancim në prosperitet nga viti 2009.

Maqedonia ka rezultate të mira në sferën e kushteve për investime (vendi i 52-të) si dhe kushte për jetesë (vendi i 50-të). Më e dobët është në sferën e arsimit (vendi i 86-të). Nga viti 2009 shteti shënon kërcim për një vend (në vitin 2009 ishte në vendin e 55-të).

Nga vendet e Evropës Lindore, Estonia e merr pozitën më të lartë në listën “Indeksi i prosperitetit”, në vendin e 21-të, Sllovenia e 27-ta, ndërsa më pas vijojnë Hungaria e 46-ta. Rumania e 47-ta dhe Bullgaria e 49-ta.

Mali i Zi është në vendin e 50-të, Serbia në vendin e 52-të, Shqipëria në vendin e 65-të dhe BeH-ja në vendin e 70-të.

Në fund janë Bjellorusia e 73-ta, Rusia e 74-ta, Moldavia e 81-ta. Azerbejxhani në vendin e 92-të dhe Ukraina në vendin e 96-të.

Në dhjetë vitet e fundit, të gjitha vendet e Evropës Lindore, sipas Legatum, kanë arritur përmirësime në qasjen deri tek tregu dhe infrastruktura, si dhe në kushtet për jetë.

Përveç kësaj, kapitali shoqëror, i cili në përgjithësi ishte i dobët në Evropën Lindore, është përmirësuar në 17 nga 23 vende të rajonit, me ç’rast në BeH është vërejtur avancim më i madh.

Nga ana tjetër, liritë personale në Evropën Lindore janë keqësuar më shumë se në cilin do vend tjetër. Keqësim më i madh është vërejtur në Hungari, që, gjoja, dukshëm e ka ulur lirinë e grumbullimit, shoqërimit dhe të fjalës.

Prosperiteti global i cili është niveli më i lartë deri më tani, vazhdon të përmirësohet, por hendeku mes vendeve me rezultate më të mira dhe më të këqija vazhdon të zgjerohet.

Tre vendet e para në Indeks i marrin Danimarka, Norvegjia dhe Zvicra, ndërsa në fund është Sudani Jugor.

Marketing