Autoritetet shëndetësore në vend dje regjistruan përsëri një numër të lartë pacientësh me COVID-19. Gjithsej janë regjistruar 193 raste të reja dhe nëntë të vdekur. Kapacitetet spitalore janë të mbingarkuara dhe stafi mjekësor është i rraskapitur.
Është aktivizuar spitali i montuar, ku tashmë janë akomoduar tre pacientë, ndërsa në trajtimin e të sëmurëve përfshihen edhe tre klinikat më të mëdha private – “Sistina”, “Remedika” dhe “Zhan Mitrev”.
Pritet që në shtatë ditët e ardhshme numri i pacientëve të shtruar në spital të jetë më i lartë se numri i pacientëve të lëshuar, pas së cilës pritet të ulet numri i pacientëve të pranuar.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha dje se vendi është në krizën më të madhe shëndetësore deri më tani dhe se i gjithë menaxhimi i klinikave dhe departamenteve është mobilizuar maksimalisht, por se ai beson se sfidës do t’i përgjigjemi me sukses.
“Asnjëherë nuk jemi përballur me një krizë të tillë shëndetësore. Nuk është aspak e lehtë, por ne gjithashtu kemi njohurinë dhe aftësinë dhe mënyrën e organizimit dhe plani që tashmë po implementohet për të kapërcyer këtë krizë. Deri më tani, kriza është menaxhuar mirë, ne e kemi përgatitur sistemin për këtë skenar dhe tani jemi duke e zbatuar atë”, tha Filipçe.
Në mjekimin e spitaleve me Kovid-19 kyçen edhe spitalet private Spitalet private “Zhan Mitrev”, “Sistina” dhe “Remedika”. Në tre spitalet kanë protokolle për izolim, në të cilat ,und të mund të mjekohen pacientët tek të cilët është diagnostikuar COVID-19, me qëllim që të lirohet kapaciteti përkatësisht presioni nga spitali “8 Shtatori”, ku zakonisht dërgoheshin këta pacientë.
Vatër e madhe në vend është Shkupi, ose disa lagje të saja. Intensivisht punohet në identifikimin e kontakteve, me pengesat e zakonshme me të cilën epidemiologët përballen çdo ditë. Intensivisht punohet lidhur me identifikimin e kontakteve që duhet të testohen dhe tjerët që duhet të vendosen në izolim.
Sipas drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik, Arben Ziberi, shumica e njerëzve të infektuar me coronavirus janë nga grupet ekzistuese ku infeksioni përhapet në mesin e anëtarëve të familjes