Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia do të nënshkruajnë “Shengen të vogël”

Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nënshkruajnë “Shengen të vogël” ballkanik. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nga ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Marketing

Vuçiq ka deklaruar për mediat serbe se është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas Vuçiqit, me Ramën dhe Zaevin ka diskutuar për heqjen e barrierave për bizneset dhe lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe shërbimeve.

Një takim i tillë nuk është raportuar zyrtarisht në faqen e Presidencës së Serbisë dhe as nga Kryeministria e Shqipërisë. Gjithsesi, sa i përket asaj që ka deklaruar për mediat e vendit të tij, presidenti serb ka theksuar se është diskutuar në takim për një “Shengen të vogël” që pritet të formohet nga tri shtetet: Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Marketing