Maqedonia e Veriut vendi më i palumtur në Ballkan

Maqedonia e Veriut është vendi më i palumtur në Ballkan, sipas raportit të ri të lumturisë të Institutit Gallup. Në vendin e 87-të nga 137 vende, pranë Maqedonisë së Veriut për nga lumturia janë Venezuela, Kongo dhe Ukraina në vendin e 92-të.

Marketing

Nga vendet fqinje në Ballkan, Shqipëria është më afër RMV-së në vendin e 83-të, Bullgaria në vendin e 77-të, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 71-të, Greqia në vendin e 58-të, Serbia në vendin e 45-të, ndërsa Kosova është në vendin e 34-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raporti është bërë në bazë të sondazheve të ndryshme të kryera në shtetet përkatëse. Janë marrë parasysh gjashtë faktorë, duke përfshirë “Lirinë për të bërë zgjedhje të jetës”, “Perspektivat për një jetë të shëndetshme”, “Bujarinë e njerëzve”, “Perceptimin e njerëzve për korrupsionin”, “Mbështetjen sociale të ofruar nga shteti”, “Prodhimin e Brendshëm Bruto” dhe një faktor të quajtur “Distopia dhe qëndrueshmëria”.

Vendet më të lumtura në botë mbeten Finlanda dhe Danimarka dhe shtetet e tjera baltike apo shtetet në Evropën veriore. /Telegrafi/

 

Marketing