Ballina Lajme Maqedoni Maqedonia fiton ndaj Letonisë, shënon Lirim Qamili

Maqedonia fiton ndaj Letonisë, shënon Lirim Qamili

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka marrë fitore 0:3 përballë Armenisë në Riga në duelin e luajtur në kuadër të Ligës së Kombeve. Përfaqësuesja e vendit pjesën e parë e mbylli me epërsi 0:1, me golin e shënuar nga Jani Atanasov në minutën e 35-të. Në fraksionin e dytë, Maqedonia golin e dytë e gjeti përmes shqiptarit, Lirim Qamili.

Marketing

Ky i fundit u aktivizua në lojë në minutën e 66-të, teksa golin e gjeti vetëm pas katër minutave.

Për Qamilin ky ishte edhe goli i parë qê shënon me fanellën e Maqedonisë.

Ndërkohë deri në fund, kishte kohë edhe për nje gol tjetër, me Elif Elmas që realizoi në shtesat një supergol për shifra finale 0:3. Maqedonia e Veriut ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve e luan ndaj Armenisë pas tre ditëve në Jerevan.

Marketing
Exit mobile version