Përfaqësuesja e hendbollit të Maqedonisë e ka mbyllur sonte aventurën në Kampionatin Botëror të hendbollit, pasi u mposht nga Franca me rezultatin 32:25.
Ashtu edhe siç pritej Franca e konfirmoi epitetin e favoritit, duke diktuar ritmin e lojës prej fillimit e deri në fund.
Hendbollisti më efikas në radhët e përfaqësueses së vendit ishte Kuzmanovski me 8 gola, ndërsa tek Franca shkëlqeu Mem me 8 gola.
Kështu Maqedonia e mbyll këtë Kampionat Botëror me 2 fitore 2 barazime dhe 2 humbje.