Qytetarët e Maqedonisë, krahasuar me ata të rajonit paguajnë taksa rrugore më të shtrenjta. Nëse një shtetas i Rumanisë për 7 ditë paguan taksa në vlerë prej 3 eurove, një shtetas i Maqedonisë për 7 ditë paguan 10 euro. Një qytetar i Maqedonisë, nëse udhëton nga Gostivari për në Kumanovë, duhet të paguajë 8 euro vetëm për një shkuarje-ardhje, por nëse të njëjtit i bie të udhëtojë për 7 ditë, duhet të paguajë 56 euro, shkruan Portalb.mk.
Në bazë të dhënave të siguruara nga Drejtoria për Mirëmbajtjen e Rrugëve, shihet se nga Gostivari deri në Kumanovë duhet të kalohet në 5 pikëpagesa rrugore.
Pikëpagesa rrugore në Gostivar kushton 0,5 euro (në euro, për shkak krahasimit me shtetet evropiane), pikëpagesa rrugore në Tetovë kushton 1 euro, në Zhelinë 0.5 euro, në Gllumovë 1 euro, e kurse në Miladinovcë 1 euro.
Vetëm në një kahje i bie që një qytetarë që udhëton nga Gostivari për në Kumanovë të harxhojë 4 euro, me kthim prapa ai do të shpenzonte 8 euro. I njëjti nëse për një javë udhëton në të njëjtin relacion, i bie të harxhojë 56 euro vetëm për taksa rrugore.
Kjo për shkak se në Maqedoni, pavarësisht se a e shfrytëzon për çdo ditë një rrugë magjistrale apo njëherë në muaj, nuk ka lehtësime në pagesë, siç qëndron rasti me shtetet fqinje që kanë autostrada me standard shumë herë më të lartë.
Sipas ligjit për rrugë publike dhe ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për rrugë publike lehtësime ka për këto persona:
“Neni 66 nga ligji për rrugë publike dhe Neni 9 dhe 16 nga ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për rrugë publike, nga pagesa e pikpagesave rrugore lirohen personat që vozisin:
- veturë të policisë;
- veturë të Armatës së Maqedonisë, Policisë, Drejtorisë Doganore, Agjencive, Ndihmës së Shpejtë, Kruqit të Kuq, Shërbimeve të Zjarrfikësve, Inspektoratit Shtetëror për Transport, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen e Rrugëve “Makedonija Pat”;
- veturë me individë të sëmurë nga Distrofia, Hemiplegjia, Kuadriplemia, Polimieliti, personat e verbër ose me shikim të dëmtuar deri 90%, personat në dializë dhe personat me implantim në dorë dhe këmbë – me lëndime trupore me mbi 80%, të vërtetuara me akt nga komisioni kompetent në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor në Maqedoni”.
Maqedonia me 10 pikëpagesa rrugore
Republika e Maqedonisë ka një rrjet të pikëpagesave rrugore në gjatë prej 14.182 km, duke përfshirë autostradat, magjistralet, rrugët rajonale dhe lokale. Dy pikat kryesore të rrjetit qarkullues paraqesin dy korridoret pan – evropiane, si korridori 8 dhe korridori 10.
Momentalisht, në Republikën e Maqedonisë ka 10 pikëpagesa rrugore:
Në korridorin 10 janë të vendosurat pikëpagesat: Romanci, Milladinovci, Petrovec, Sopot, Gradsko dhe Otovica.
Në korridorin 8 janë të vendosura pikëpagesat: Gllumovë, Zhelinë, Tetovë dhe Gostivar.
Relacioni Shkup – Kumanovë: ka të vendosura dy pikëpagesa, Miladinovcë dhe Romanci të cilat funksionojnë në dy kahe.
Realacioni Shkup – Petrovec: ka një pikëpagesë – Petrovec dhe funksionon në dy kahe.
Relacioni Petrovec – Veles: ka një pikëpagesë – Sopot dhe funksionon në një kahe;
Relacioni Veles – Gradsko: ka një pikëpagesë – Gradsko dhe funksionon në dy kahe;
Relacioni Veles – Petrovec: ka një pikëpagesë – Otovicë dhe funksionon në një kahe;
Relacioni Shkup – Gostivar: ka katër pikëpagesa – Gllumovë, Zhelinë, Tetovë dhe Gostivar dhe funksionojnë në katër kahe.
Taksat rrugore që paguhen në pikëpagesat e caktuara dallojnë varësisht kategorisë së automjetit. Më poshtë mund t’i shihni edhe kategoritë:
Në tabelën më poshtë mund të shihni edhe si janë çmimet e taksave rrugore varësisht kategorisë së automjeteve:
Deri 350 mijë vetura kalojnë në pikëpagesa brenda një muaji
Deri në 350 mijë vetura kalojnë brenda një muaji në pikpagesat e Maqedonisë. Por ky numër ndryshon, varësisht periudhave vjetore.
“Frekuenca e veturave ndryshon nga njëra periudhë kohe e vitit, në tjetrën, dhe sillet prej 150.000 deri 350.00 vetura dhe për më shumë taksa rrugore të paguara në muaj për një pikëpagesë rrugore”, njoftuan për Portalb.mk, nga Drejtoria për Mirëmbajtjen e Rrugëve.
Sipas kësaj del se mesatarisht, nëse një veturë ka paguar në taksë rrugore në vlerë prej 1 eurove, atëhere i bie se nga qytetarët janë marrë 350 mijë euro për një muaj, ndërkohë që investimet në autostrada janë minimale.
Si qëndron Maqedonia përskaj shteteve të rajonit dhe Evropës?
Sot në Ballkan dhe Evropës ka disa mënyra të pagesës së taksave rrugore, që nënkupton se askund nuk është falas, megjithatë çmimet variojnë nga njëri shtet, në tjetrin. Nëse shihet në nivel rajonal, Maqedonia del të jetë e dyta e ranguar, me 10 euro për 7 ditë, pas Sllovenisë qytetarët e së cilës për 7 ditë paguajnë 15 euro. Më e lira është Rumania, në të cilën për 7 ditë paguhet 3 euro dhe pas saj vjen Bullgaria ku paguhet 5 euro për 7 ditë. Në Kosovë taksat rrugore paguhen në momentin e regjistrimit të veturës, dhe për një vit ajo arrin vlerën prej 40 euro në vit.
Maqedonia del të prijë edhe në gjobën që parashihet në rast se nuk e ruan fletëpagesën, apo nuk paguan taksën rrugore.
“Sipas Nenit 79, paragrafi 3 nga ligji për rrugë publike dhe ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për rrugë publike, gjobë në vlerë prej 100-300 euro në kundërvlerë denarësh do t’i parashtrohet për shkelje të shfrytëzuesit të autostradës, biletën për pikëpagesat rrugore– llogarinë fiskale apo buxhetin për pagesë nuk e ruan në veturë gjatë tërë kohës së lëvizjes në rrugë ose nuk ia tregon personit kompetent të caktuar me ligj”.
Në Shqipëri nuk ka aspak taksa rrugore!
Shqipëria del të jetë shteti, qytetarët e së cilës aspak nuk paguajnë për taksa rrugore. Edhe një përpjekje e parë për të vendosur taksa në Rrugën e Kombit, u has në revoltën rrallë herë të parë të kuksianëve të cilët, duke djegur pikëpagesat, arritën të anulojnë taksën që u paralajmërua se do të vendoset në pikëpagesën në Kukës, nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. E ndërsa në Maqedoni heshtet.
Taksa rrugore formalisht nuk paguhen në Gjermani, në shtete e Beneluksit (Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu), në Britani të Madhe dhe në shtetet skadinave (Suedia, Danimarka dhe Norvegjia), disa të dhëna e fusin edhe Finlandën dhe Islandën.
Një tjetër mënyrë e pagesës së taksave rrigore është në Francë, Itali, Spanjë, Serbi dhe Kroaci, ku ato paguhen në bazë të kilometrave të kaluar me veturë, e kurse mënyra e fundit e pagesës së tyre është e ashtuquajtura vinjeta.
Sistemi i fundit, më në dëm të qytetarëve, është në Maqedoni dhe Greqi. Këtu hynë taksat rrugore që paguhen sa herë që kalon në 10 pikëpagesat që gjenden në territorin e Maqedonisë.
Ndryshe, pikëpagesat rrugore funksionojnë që nga viti 1924, kur Benito Musolini, dha urdhër që në autostradën Milano – Venecia, të paguhet “pagamento pedagi”, e ashtuquajtura taksë rrugore apo patarinë. Kurse gjatë viteve 50-ta të shekullit XX, në Francë, Itali dhe Spanjë filloi vendosja masive e pikëpagesave për të paguar taksën rrugore.