Maqedonia ndalet në sekondat e fundit

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll u ndal në barazim 1-1 në miqësoren e parë nga ato dy të planifikuara para debutimit në EURO 2020. Në sfidën miqësore të zhvilluar në stadium “Todor Proeski” në Shkup, Maqedonia e para avancoi me golin e Elmasit , ndërsa Sllovenia barazoi shifra në fund të takimit.

Marketing

Pas 45 minutave të para pa gola, ku nuk munguan rastet nga të dy anët, publiku në tribunat e stadiumit në Shkup (8-10 mijë spektatorë), kishin mundësi që të shohin për afër heronjtë e futbollit nga Maqedonia.

Mirëpo në vazhdim të takimit, Maqedonia ishte më agresive në lojë dhe shpërblimi erdhi në minutën e 55-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Alioski gjen Elmasin në zonë, ndërsa ky i fundit me goditjen e parë mposhti portierin Belec, që zëvëndësoi Jan Oblakun.

Në vazhdim kishte raste konkrete për Maqedoninë, ku në rolin kryesor ishin Alioski, Triçkovski dhe Elmas, por pa arritur që të ndryshojnë rezultatin. Dhe kur të gjithë besuan se Maqedonia do të shënojë fitore, në skenë doli Crnigoj, që barazoi shifrat në 1-1.

Kujtojmë që Maqedonia do të debutojë në “Euro 2020’ më 13 qershor, kur do të përballet me Austrinë, ndërsa 4 ditë më vonë takohet me Ukrainën. Ndërkohë më 21 qershor, në Amsterdam, Maqedonia sfidon Holandën.

Marketing