Maqedonia në grupin e “ferrit” për eliminatoret e Europianit

Në Frankfurt të Gjermanisë sot është hedhur shorti për grupet eliminatore për Kampionatin Europian që do të zhvillohet në vitin 2024.

Marketing

Përfaqësuesja e Maqedonsië së Veriut nuk kishte fat në short, pasi u shortua në grupin C së bashku me dy finalistët e Europianit të fundit, Anglinë dhe Italinë, ndërsa në të njejtin grup janë edhe Ukraina e Malta.

Ndeshjet eliminatore do të luhen në pesë termine të ndryshme në vitin 2023, duke nisur nga muaji mars, qershor, shtator, tetor dhe nëntor me nga dy ndeshje.

Dy përfaqësueset e para të renditura në çdo grup kualifikohen për në Kampionatin Europian që nis me 14 qershor të vitit 2024, me ndeshjen e parë që luhet në “Alianc Arena” të Mynihut.

Marketing