Ballina Sport Maqedonia në Mançester për një befasi ndaj Anglisë

Maqedonia në Mançester për një befasi ndaj Anglisë

Qyteti i Mançesterit është destinacioni i radhës, ku përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të luajë ndeshjen e tretë të eliminatoreve për Kampionatin Europian kundër Anglisë. Ekspedita e Maqedonisë është akomoduar që nga mbrëmja e djeshme këtu në Mançester dhe sot zhvillojë edhe stërvitjen zyrtare në stadium “Old Traford” aty ku të hënën do të luhet edhe ndeshja me anglezët.

Marketing

Të përzgjedhurit e Bllagoja Milevskit në këtë sfidë vijnë pas asaj ndeshje të humbur me përmbysje nga Ukraina në Shkup, për të kërkuar një rezultat pozitiv përballë favoritëve të grupit, Anglisë.

Për këtë ndeshje, seleksionuesi Bllagoja Milevski nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e Visar Musliut, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit me Ukrainën.

Maqedonia pas dy ndeshjeve të luajtura në këto eliminatore, grumbullon vetëm 3 pikë, pas fitores ndaj Maltës.

Ndeshja ndërmjet Anglisë dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet të hënën mbrëma në stadiumin “Old Traford”, duke nisur nga ora 20;45.

Marketing
Exit mobile version