Maqedonia pa strategji për tregjet e gjelbra

Maqedonia ende nuk ka strategji për tregjet e gjelbra, ndërsa gjithmonë e më shumë zvogëlohet edhe numri i marrjes me qira të tezgave për shkak të ekonomisë së errët, konkurrencës jolojale dhe largimi i të rinjve nga shteti.

Marketing

Siç ishte thënë sot në Odën Ekonomike të Maqedonisë, edhe më tutje është aktuale shitja në kamionë jashtë tregjeve. Veçanërisht intensifikohet në vjeshtë, por shteti ndërmerr masa adekuate dhe efikase për ndalimin e tij.

Tregtarët e tregjeve presin Ligji i ri për tregti të tregjeve të gjelbra të rregullojë shumë çështje. Ligji, mes të tjerash, parashikon tregtarët e tezgave të kenë legjitimime që ashpër do ta definojnë veprimtarinë e tyre dhe do të tregojnë çka shesin saktë, por edhe të paguajnë kontribute për sigurim shëndetësor dhe pensional, sipas tarifës minimale , sikur për bujqit individualë.

“Për sigurim shëndetësor marrësit me qira të tezgave do të duhet të paguajnë nga 540 denarë, ndërsa për sigurim pensional 1.500 denarë në vend të 5.000 aq sa janë kontributet për pagën më të ulët. Qëllimi i Ligjit nuk është plotësisht t’i ngarkojë, por të vë rend në tregjet e gjelbra”, tha në konferencën për shtyp Daniela Mihajlovska nga Oda.

Edhe tregtarët e tregjeve e përshëndesin vendimin e tillë.
“Lajmi i mirë është ajo që ligjvënësi për tregtarët e tregjeve të gjelbra ka parashikuar çmim më të përshtatshëm për sigurimin shëndetësor dhe pensional, tarifim si për bujqit individualë”, theksoi kryetari i Odës së Tregtarëve të tezgave dhe tregjeve të gjelbra”, Zllatko Shekerov.
Kjo Odë do t’i japë edhe legjitimimet, por sa do të kushtojnë dhe a do të jene në nivel vjetor, ende nuk është konfirmuar.

Në Kroaci dhe Serbi qarkullimi i tregjeve të gjelbra viteve të fundit shënon rënie për rreth 25 për qind përballë shitjes në qendrat e mëdha dhe të vogla tregtare. Situata është e ngjashme edhe në Maqedoni, po sa është zvogëlimi ende nuk dihet sepse, sipas Mihajlovskës, nuk ka kush ta matë.

Për përmirësimin e gjendjes me tregjet e gjelbra, sot në konferencën për shtyp në Odën Ekonomike Memorandum për bashkëpunim firmosën Grupacioni i tregjeve dhe Oda e tregtarëve të tezgave dhe tregjeve të gjelbra.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas firmosjes, kryetari i Grupacionit Xvonko Stojçev tha se aktivitetet rreth ndërtimit të Bit Pazarit rrjedhin sipas dinamikës së parashikuar dhe faza e parë duhet të përfundojë shumë shpejtë.

Në Maqedoni ka tregje të gjelbra në mbi 50 komuna dhe rreth 20.000 tezga. Vetëm Shkupi numëron 13 tregje të gjelbra dhe një treg shtazor.

Marketing