Mark Marku kundër Bashës për të shkuar në Kuvend: Të nisim protestat popullore

Në mbledhjen e kryetarit Lulzim Basha me deputetët dhe kandidatët jo fitues, Mark Marku ka kërkuar nisjen e protestave,

“Duhet të lemë procedurat, ka ardhur koha të tregojmë si e mbrojmë ne votën. Duhet të nisim protestat popullore,” ka thënë Marku.

Ndërkohë, kryedemokrati i ka pohuar se në shtator do të jenë në Kuvend. “Betejen në shtator do ta vazhdojmë në Parlament,” ka thënë Basha.

Marketing

Në këtë mbledhje nuk janë të pranishëm aleatët e Partisë Demokratike. Siç raportohet ka qenë zgjedhja e Bashës që në takim të ishin vetëm përfaqësues të PD, ku ka theksuar se kontratën qytetarët e kanë me PD. Pritet që në ditët në vijim Basha të takohet edhe me aleatët.