Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan kanë pothuajse dyfishuar madhësinë e tokës së tyre në Hawaii, duke blerë një pjesë prej 600 hektarësh për 53 milion dollarë, një lëvizje kjo që tërboi popullin vendas.
Themeluesi i Facebook, i cili filloi të blinte pjesë të ishullit në shtator 2014, mori tokën shtesë në 19 Mars, sipas Pacific Business News.
Kauai është ishulli i katërt më i madh nga tetë ishujt kryesorë të Hawaiit dhe që strehon 67,000 njerëz.
Toka në bregun verior, e cila përfshin plazhin spektakolar të Larsen, u ble nga një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga një familje vendase, rrënjët e së cilës, raportoi gazeta, kthehen në ditët e mbretërisë Hawai.
Banorët janë aq të revoltuar sa po nënshkruajnë peticionin për ndalimin e Zuckerberg për blerjen e tokës.