Ballina Lajme Botë Mark Zuckerberg po ‘pushton’ Hawaiin, tërbohet populli vendas dhe ngrihet kundër tij

Mark Zuckerberg po ‘pushton’ Hawaiin, tërbohet populli vendas dhe ngrihet kundër tij

Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan kanë pothuajse dyfishuar madhësinë e tokës së tyre në Hawaii, duke blerë një pjesë prej 600 hektarësh për 53 milion dollarë, një lëvizje kjo që tërboi popullin vendas.

Themeluesi i Facebook, i cili filloi të blinte pjesë të ishullit në shtator 2014, mori tokën shtesë në 19 Mars, sipas Pacific Business News.

Kauai është ishulli i katërt më i madh nga tetë ishujt kryesorë të Hawaiit dhe që strehon 67,000 njerëz.

Marketing

Toka në bregun verior, e cila përfshin plazhin spektakolar të Larsen, u ble nga një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga një familje vendase, rrënjët e së cilës, raportoi gazeta, kthehen në ditët e mbretërisë Hawai.

Banorët janë aq të revoltuar sa po nënshkruajnë peticionin për ndalimin e Zuckerberg për blerjen e tokës.

Exit mobile version