Maroku ndalon qindra të rinj të kalonin në enklavën spanjolle Ceuta

Një grup të rinjsh që tentuan të kalonin nga Maroku në territorin spanjoll në veri të Afrikës, Ceuta u përplasën me forcat e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Forcat marokene të sigurisë nuk lejuan qindra të rinj që donin të kalonin kufirin midis qytetit verior Fnideg dhe qytetit spanjoll Ceuta, raportuan mediat lokale.

Të rinjtë, të cilët erdhën në rajon me shpresën për të arritur në qytetin Ceuta, sulmuan forcat e sigurisë me gurë.

Marketing

Qeveria marokene në dhjetor 2019 mbylli portën kufitare midis qytetit Fnideg dhe Ceuta-s, një qytet nën administrimin spanjoll. Banorët e qytetit, të cilët kanë përjetuar krizë sociale dhe ekonomike që nga kjo datë, organizuan protesta në shkurt kundër kushtet të rënda të jetesës.

Kriza midis Spanjës dhe Marokut

Më shumë se 8.000 persona kaluan në Spanjë në dy ditët e fundit duke notuar ose duke ecur nga kufijtë veriorë (Benzu) dhe jugorë (Bregu i Tarajalit) të qytetit Ceuta, me fluksin e migrimit të parregullt të filluar nga emigrantët marokenë në orën 02:00 më 17 maj kur autoritetet marokene nuk e penguan këtë migrim.

Ministria e Brendshme e Spanjës dje njoftoi se i ka kthyer në Marok shumicën e 8.000 migrantëve të parregullt të cilët kanë kaluar në mënyrë të paligjshme qytetin Ceuta që nga 17 maji.

Marrëdhëniet Spanjë-Marok, të cilat kanë përjetuar tensione serioze në vitet e fundit për shkak të çështjes së Saharasë Perëndimore, ku herën e fundit Sekretari i Përgjithshëm i Frontit, Polisario të qeverisë së koalicionit të majtë spanjoll, Ibrahim Gali më 22 prill shkoi fshehurazi në vend për t’u trajtuar për COVID-19 në një spital në qytetin Logronos, ngjarje e cila çoi në një krizë diplomatike.



. .

Marketing