Ballina Sport Marrëdhëniet e Pochettinos me PSG-në drejt shkëputjes

Marrëdhëniet e Pochettinos me PSG-në drejt shkëputjes

Marrëdhëniet e Mauricio Pochettinos me Paris Saint-Germain janë buzë shkëputjes, sipas Goal, uebsajtit ndërkombëtar të lajmeve të futbollit, i cili thotë se trajneri argjentinas është synim i Manchester Unitedit.

Marketing

Pochettino e zëvendësoi Thomas Tuchelin në Parkun e Princave në janar 2021, pas një viti pushim pasi ishte shkarkuar nga Tottenhami.

Gjatë një viti në krye të PSG-së ai e udhëhoqi klubin drejt dy titujve vendor.

PSG-ja është lidere e tabelës në Ligue 1 në sezonin e parë të plotë të argjentinasit në stol, me 16 pikë epërsi ndaj vendit të dytë Marseille.

Por vendi i tij në stolin e PSG-së është duke u lëkundur për shkak të paraqitjeve të luhatshme të skuadrës së tij.

PSG-ja pësoi eliminim tronditës nga Kupa e Francës, pasi u mund nga Nice në rreth e 16 më të mirëve muajin e kaluar.

Kjo e ka shtuar presionin ndaj Pochettinos, i cili nuk është i lumtur në klub dhe mund të largohet në fund të sezonit.

Lidhja e tij me bordin e klubit dhe me drejtorin sportiv Leonardo u përkeqësua, pasi atij nuk iu dha pëlqimi për t’i larguar disa lojtarë të ekipit të parë verën e kaluar.

Besohet se Zinedine Zidane, i cili është i papunë që prej se u largua nga Real Madridi vite më parë, do të zëvendësojë Pochettinon në PSG.

Exit mobile version