Ballina Lajme Maqedoni Marrëveshja “Bechtel dhe Enka” do të prezantohet vetëm para deputetëve me certifikata...

Marrëveshja “Bechtel dhe Enka” do të prezantohet vetëm para deputetëve me certifikata sigurie

Marrëveshja për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d do të prezantohet në seancë të komisionit parlamentar para deputetëve të cilët posedojnë certifikatë sigurie dhe do të jetë e mbyllur për opinionin. Kështu kanë informuar nga kabineti i kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, i cili sot mbajti koordinim me kryetarët e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvend.

Marketing

“Duke e marrë parasysh atë se Marrëveshja është e klasifikuar, gjegjësisht vetëm deputetët që janë bartës të certifikatave të sigurisë kanë mundësi të shohin përmbajtjen e saj” – thonë nga kabineti i Talat Xhaferit.

Nga kabineti i Xhaferi më tej njoftuan se në këtë koordinim, përfaqësuesit e partive politike konstatuan se, opozita duhet të propozojë trup kompetent për shqyrtimin e marrëveshjes dhe më pas të caktohet data për mbajtjen e seancës.

“Qëndrimi i të pranishmëve në koordinim është se, duke e pasur parasysh atë se nisma është e opozitës, ndërsa opozita nuk merr pjesë në koordinim; opozita të propozojë trup kompetent për shqyrtimin e Marrëveshjes te kryetari dhe të përcaktojë datë kur të shqyrtohet Marrëveshja. Menjëherë pas hapjes së seancës së komisionit, deputetët do të prononcohen për mbylljen e seancës për publikun” – thonë nga kabineti kryeparlamentarit Xhaferi.

Opozita në vazhdimësi ka drejtuar akuza drejt pushtetit dhe ka kontestuar marrëveshjen që është nënshkruar me konzorciumin amerikano – turk, Bechtel dhe Enka, e cila nuk është bërë publike për opinionit, për shkak të informatave të klasifikuara. Me këtë rast, deputetët e VMRO – DPMNE -së kanë kërkuar që t’u dorëzohet marrëveshja. Nga Qeveria kanë thënë se, marrëveshja do të prezantohet para të gjithë deputetëve të Kuvendit të RMV-së që posedojnë certifikatë adekuate të sigurisë.

Marketing
Exit mobile version