Ballina Lajme Maqedoni Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dëshmi se ekzistojnë njerëz të...

Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dëshmi se ekzistojnë njerëz të guximshëm në rajon

Në rajon ka njerëz të guximshëm, ndërsa shembull për këtë është arritja e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, me të cilën është vendosur diçka, për të cilën deri para dy viteve mendoheshe se është problem i pazgjidhur, deklaroi mbrëmë ministri malazez i Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq.

Marketing

Megjithatë, ai shtoi se në Ballkanin Perëndimor ende ka probleme të hapura. Në Vjenë në “Në biznes-qarkun e Evropës juglindore” Boshkoviq e theksoi çështjen e Kosovës, duke shtuar se retorika rreth kësaj çështje i ngjan asaj të viteve 1990. Por edhe krahas kësaj përjashtoi mundësi nga përsëritja e ngjarjeve që kanë ndodhur atëherë. Megjithatë, jostabiliteti i Kosovës mund të shkaktojë jostabilitet në Mal të Zi, Serbi, BeH dhe vende tjera të rajonit, sepse të gjithë janë të ndërlidhur, ndërsa mund të ndikojë negativisht edhe në stabilitetin e Evropës.

“Është e domosdoshme që Prishtina dhe Beogradi sa më shpejt që është e mundur t’i kthehen dialogut”, transmeton Tanjug.

Sipas tij, sfidë është edhe BeH-ja, të cilën e cilëson si shtet jofunksional.

Boshkoviq thotë se problemi më i madh i Ballkanin është se të gjithë gjithmonë shikojnë në diferencat, në vend të interesit të përbashkët.

Marketing
Exit mobile version