Marrëveshja për 100 milionë euro prej BEI do të nënshkruhet të martën, aplikimi fillon në tetor

Marrëveshja me Bankën Evropiane për Investim (BEI) për shfrytëzimin e 100 milionë eurove për ndërmarrje të vogla dhe të mesme do të nënshkruhet të martën midis Qeverisë së përfaqësuar nga Ministria e Financave, Banka e Maqedonisë për mbështetjen e zhvillimit (BMMZH) dhe BEI.

Marketing

Kompanitë që nga tetori do të munden me projekte të aplikojnë për 100 milionë euro kredi të lira nga BEI.
Plasmani i 100 milionë eurove nga BMMZH do të bëhet përmes bankave komerciale vendore.

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski në një intervistë për MIA-n, theksoi se kjo linjë kreditore do të mundësojë realizimin e projekteve të reja, punësimeve të reja, likuiditet të rritur në ekonomi dhe eksport të rritur.

Është paraparë edhe pasi ndërmarrjet t’i kthejnë huat prej kësaj linje kreditore, të njëjtat përsëri të plasohen si kredi në ekonomi. Kjo do të kontribuojë për dobinë e shumëfishtë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme prej këtyre 100 milionë eurove.

Marketing