Marrëveshja për emrin nesër në seancë parlamentare

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, për nesër ka caktuar seancë për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve, siç është përshkruar në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 817 (1993) dhe 845 ), ndërprerjen e Marrëveshjes së Përkohshme të vitit 1995 dhe krijimin e një partneriteti strategjik mes palëve, me procedur të shkurtuar.

Marketing

Projekt ligji është me flamurin evropian prandaj duet të kalojë në komisionin amë, në Komisioni parlamentar për çështje evropiane që kryesohet nga deputeti i BDI-së Artan Grubi.

Kryetari i Parlamentit Xhaferi pret që marrëveshja për emrin të ratifikohet deri të premten dhe t’i dërgohet Presidentit Gjorge Ivanov.

Marketing