Marrëveshje për punë për 125 ushtarë të rinj profesionistë në Armatë

Në kazermën “Akekso Dimnievski – Bauman” në Veles sot do të mbahet solemnitet për pranimin e 125 ushtarëve të rinj profesionistë në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të cilin do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Marketing

Ajo së bashku me kryeshefin e Shtatmadhorisë (SHM) gjeneralin Vasko Gjurçinovski, drejtorin e SHM-së, gjeneralin Zoran Milevski, komandantin e Komandës së Bashkuar Operative, gjeneralin Pavle Arsovski dhe komandantin e Komandës për Trajnim dhe Doktrina, koloneli Lubenço Petrovski, dhe do t’ua ndajë marrëveshjet për punë ushtarëve të rinj profesionistë.