Marsh përkujtimor për viktimat e tragjedisë së Llaskarcës

Me rastin e njëvjetorit të tragjedisë së Llaskarcës ku në një aksident trafiku humbën jetën 16 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, të enjten, më 13 shkurt, do të mbahet marsh përkujtimor.

Marketing

Pikënisja e marshit do të jetë vendi ku ndodhi tragjedia në afërsi të fshatit Llaskarcë, ndërsa do të përfundojë në sheshin e qytetit të Gostivarit, me gjatësi prej rreth 55 kilometra.

Iniciativa vjen nga një grup alpinistësh, ndërsa do të mbështetet në tërësi nga Komuna e Gostivarit.

“Krahas përkujtimit të viktimave në këtë tragjedi, me këtë marsh synojmë të dërgojmë mesazh deri te institucionet kompetente shtetërore që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për siguri më të madhe në trafikun rrugor, si dhe sensibilizimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që tragjeditë këtilla mos na përsëriten më”, thonë organizatorët e marshit.

Komuna e Gostivarit i inkurajon qytetarët për pjesëmarrje më masovike në këtë marsh, ndërsa pjesë e marshit do të bëhet edhe kryetari Arben Taravari me bashkëpunëtorët e tij, të cilët do të përshkojnë disa kilometra të rutës.

Marketing