Mas: Gjermania nuk heqë dorë nga gjetja e zgjidhjes për kontestin mes Shkupit dhe Sofjes

Gjermania do të vazhdojë të angazhohet për gjetjen e zgjidhjes për kontestin bullgaro-maqedonas edhe pas përfundimit të kryesimit gjerman me BE-në në fund të këtij viti, thotë ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas në intervistë për “Dojçe Vele”.

Marketing

“Ne jemi të fundit të cilët frenojnë kur bëjet fjalë për këtë temë. Në thelb, kur bëhet fjalë për bllokadë, bëhet fjalë për marrëdhënie bilaterale të Bullgarisë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne, si kryesi me Këshillin e BE-së, investuam shumë përpjekje në tentimin për t’u arritur deri te zgjidhja. Për fat të keq, pa sukses”, shtoi Mas.

Sipas tij, vendet nga Ballkani Perëndimor, aspirante për t’u anëtarësuar në BE, bënë përparim tejet të madh në vitet e fundit, e posaçërisht Maqedonia e Veriut.

“Njerëzit atje, të ardhmen e tyre e shohin në BE. Prandaj duhet të mund të mbështeten në premtimet tona, në të kundërtën do ta kthejnë shpinën”, thekson Mas.

Shefi i diplomacisë gjermane vlerësoi se perspektiva evropiane është stimul i rëndësishëm për reforma politike dhe reforma në pjesën e shtetit juridik, që janë në interes edhe të BE-së.

Në intervistë, me rastin e përfundimit të kryesimit gjerman me BE-në, Mas foli edhe për pandeminë e Kovid-19, Buxhetin e ri të BE-së dhe Fondin për ndihmë, negociatat me Britaninë e Madhe pas Brekzitit, sundimin e së drejtës në disa anëtare të bllokut, tensionet mes Greqisë dhe Turqisë dhe marrëdhëniet me Kinën.

Marketing