Mas-Koxias: Gjermania është e interesuar për zgjidhjen e emrit

Kontesti i emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë ka qenë pjesë e agjendës së takimit të sotshëm të shefave të diplomacive të Gjermanisë dhe Greqisë, Hajko Mas dhe Nikos Kocias në Berlin.

Marketing

Mas ka deklaruar se Gjermania është e interesuar për zgjidhje e cila do të sjellë paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa Kocias e ka informuar se nga dje grupet e ekspertëve nga Maqedonia, Greqia dhe nga OKB-ja janë në Athinë me qëllim të vetëm ta përpunojnë marrëveshjen për të dy kryeministrat, dhe ka shtuar se zgjidhja e çështjes së emrit duhet të zgjidhet sepse është në interes, jo vetëm për Maqedoninë por edhe për Greqinë.

Shefi i diplomacisë greke dje ka realizuar takim edhe me presidentin e Gjermanisë, Frank Valter Shtajnmajer njoftojnë nga DW, mirëpo nuk kanë marrur përgjigje se për cilat tema është biseduar.

Marketing